Topalli ankohet se i vodhën votat në Shkodër: Kur i filluan Ramës dhimbjet për vendin?
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëhet e gjallë dhe komenton vendimin e Partisë Socialiste për tu tërhequr nga pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.
Pasi u tërhoq nga Shkodra ku vetëm në një KZZ me 70 QV, 69 ishin falsifikuar, sot PS u tërhoq edhe nga kërkesa për rivotim në Lezhë dhe këtë e bën për të mirën e vendit, thotë rilindasi Rama.
Kur i filluan dhimbjet për vendin këtij zotërisë?
Kur ai bojkotonte, bllokonte parlamentin, dënonte vendin me mosmarrjen e statusit, ai nuk kishte dhimbje për vendin!
Kur i filluan dhimbjet për vendin??!!!
I filluan dhimbjet për vendin sapo filloi të dalë në shesh masakra që me forcën e parasë, të bandave e të krimit bleu, vodhi e shqyu vota e mandatet, siç u vërtetua edhe në Lezhë?!!! shkruan Topalli në Facebook./ep