E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ “Unazë” masive në hapësirë që rrethon ndërtesën më lartë në botë, projekti ambicioz në Dubai

Në Dubai, firma eksperimentale e arkitekturës ZNera Space ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë masive rrethore pesëkatëshe të mbështjellë rreth rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa, që ngrihet në një lartësi marramendëse 829.8 metra.

Koncepti, i njohur si Downtown Circle, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz, i cili është sjellë në jetë nga një seri ilustrimeve magjepsëse.

Arkitektët kryesorë e parashikojnë Downtown Circle si një godinë horizontale që do të sfidojë horizontin futuristik të Dubait të rrokaqiejve në dukje të pafundme./ CNN

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›