E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTOT- Aksident rrugor në aksin Levan-Tepelenë, 7 të plagosur, mes tyre 4 fëmijë

Policia e Fierit bëri të ditur se pasditen e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes tyre 4 fëmijë nga mosha 2 deri në 12 vjeç.

Siç shihet edhe nga fotot në vendngjarje, përplasja ka qenë ballazi mes të dy mjeteve, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha.  

Sipas policisë, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›