E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOT/ India i bashkohet klubit të të fuqishmëve

India prezantoi sot të parën aeroplanmbajtëse të ndërtuar në vend.

Në këtë mënyrë India i bashkohet SHBA, Rusisë, Francës dhe Britanisë duke ndërtuar vetë një aeroplanmbajtëse.

Megjithatë, INS Vikrant do ketë sërish nevojë për punime dhe mund të jetë gati për lundrimet e provës në vitin 2016.

Ministri i Mbrojtjes, A.K Antony tha se India ka nevojë për një flotë të fortë për të mbrojtur veten.

India ka qenë vazhdimisht në një garë me Kinën sa i përket armatimit.

Të shtunën, India aktivizoi një reaktor atomik për një nëndetëse bërthamore, edhe kjo e prodhuar në vend.

Prezantimi i aeroplanmbajtëses vjen gjashtë ditë pasi Japonia prezantoi një anije të re, që është në gjendje të mbajë 14 helikopterë njëkohësisht.

Aeroplanmbajtësja INS Vikrant peshon 37 mijë tonë.

Ajo është pesë herë më e madhe se çdo anije që është prodhuar në Indi.

INS Vikrant është 250 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë.

Puna për prodhimin e saj nisi që në vitin 2006.

Në nëntor të vitit të shkuar, Kina uli me sukses një avion ushtarak në aeroplanmbajtësen e saj.

Aeroplanmbajtësja e parë kineze është blerë nga Ukraina, por vendi ka në plan që të ndërtojë një vetë./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›