E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOT/ Këtu martesa merr një tjetër kuptim

Një fermer 92- vjeçar nga Iraku u martua me një grua 70 vjet më të re se ai, në një ceremoni të trefishtë, pasi edhe dy nipat e tij adoleshentë u martuan në të njëjtën ditë.

Musali Mohammed al- Mujamale u martua me 22- vjeçaren Muna Mukhlif al- Juburi në një ceremoni që zgjati katër orë.

Sipas AFP, në të njëjtën ditë u martuan edhe dy nipat e tij, 16 dhe 17 vjeç.

Dasmat u bënë në veri të Bagdadit të enjten.

Mujamale tha se ishte një ditë e veçantë. Ai shtoi se nipat e kishin shtyrë disa herë ceremoninë që të përkonte me martesën e tij.

Jam i lumtur që po martohem njëkohësisht me nipat e mi. Ndjehem si një 20 vjeçar, tha ai për AFP.

Mujamale ka rritur 16 fëmijë me gruan e tij të parë.

Martesa e dytë e tij vjen tre vjet pas vdekjes së gruas së tij.

Ceremonia u shoqërua me valle dhe krisma armësh.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe liderë fetarë dhe drejtues fisnorë./ep

martesa 1

martesa 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›