E Diel, 1 Nëntor 2026

Gent Strazimiri: I dashur popull, ky që zgjodhe si babë, do bëjë qejf me nënën tonë të përbashkët 4 vjet

strazDeputeti i Partisë Demokratike, Genti Strazimiri, është një nga të shumtët që mendon se fajin për votën në këto zgjedhje e ka populli.

Në një shkrim të publikuar në Panorama, ai thotë se ai që populli e ka zgjedhur për babë, do bëjë qejf me nënën tonë të përbashkët për 4 vjet.

Sipas një mikut tim, i dashur sovran, paraja e shpërndarë këtë radhë dhe që sondazhet dhe sonduesit nuk e matën dot, ka shërbyer që baba, i dalë nga verdikti yt, të bëjë qejf, pa e vrarë mendjen, me nënën tonë të përbashkët nja 4 vjet të mira Ai thotë gjithashtu se pazari në semaforët e Riminit natën është më i lartë dhe më i vështirë se ky i 48 orëve të fundit të heshtjes reflektuese para verdiktit tënd

Kështu që, duke qenë se babë stë bëhem dot dhe, duke qenë se të vlerësoj shumë më shumë se 50 mijë lekë në 4 vjet, e vetmja shpresë që kam për nënën tonë të përbashkët, është që tia nis nga ajo pjesa jote e heshtur, që as politologët, as analistët, as diplomatët dhe as strategjistët nuk e fusin në hesap Tu shpjegoj të heshturve se nuk e kanë luksin të rrinë në shtëpi, sepse, përndryshe, të gjorën nënë na e shesin më lirë së në Rimini dhe jo për një herë, por për të paktën katër vjet! shkruan Strazimiri./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›