E Martë, 3 Nëntor 2026

FOTOT/ Kuç- Qeparo, një automjet përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje

Policia bëri të ditur se në aksin rrugor Kuç-Qeparo, një automjet është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë në lëvizje e sipër. Flakët që kanë përfshirë makinën dyshohet se kanë ardhur si rezultat i temperaturave të larta, si dhe mbi nxehjes së makinës pasi rruga ka malore të forta.

Si pasojë e kësaj ngjarje, rruga është bllokuar për rreth 1 orë, duke krijuar trafik të rënduar në këtë aks. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri kanë shpëtuar pa lëndime. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›