E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOT/ Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit

Ditën e sotme ka ndodhur një sulm në aeroportin e Adenit në Jemen, ku kanë mbetur të vdekur mbi 10 persona dhe dhjeta të tjerë kanë mbetur të plagosur. Forcat e sigurisë kanë bërë të ditur se sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avioni që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite.

Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë. Nga ana tjetër raportohet se në avion ishte i pranishëm kryeministri, Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber, dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të palënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial. Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen

“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen.

Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen

Mbi 10 viktima nga sulmi terrorist në aeroportin e Jemenit, publikohen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›