E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpool ndalet nga Newcastle, barazimi i dytë radhazi

Me Tottenham-Fulham të shtyrë për shkak të Covid, e gjithë vëmendja në mbrëmjen e sotme ishte përqëndruar në St. James Park, në sfidën mes vendasve të Newcastle dhe kryesuesve të kampionatit, Liverpool. Një sfidë, që vështirë se mund të parashikoje se cila ishte skuadra më e mirë, që në fund ka dhuruar një barazim pa gola, 0-0.

Pavarësisht parashikimeve, duhet thënë se Liverpool në ansjë moment nuk mundi të bëjë diferencën e dukshme përballë kundërshtarit. Raste të krijuara në të dyja portat respektive, por në çdo rast, dy portierët, Alisson e Darlow u treguan në lartësinë e duhur.  Ky është barazimi i dytë radhazi për të besuarit e trajnerit Klopp, pas atij me WBA, 1-1.

Me pikën e marrë, Reds shkojnë në +3 nga ndjekësi më i afërt, Manchester United, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›