FOTOT/ Panik dhe spektakël në Itali, shpërthen vullkani “Etna”

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite. Shpërthimi ka shkaktuar një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Catanias. Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë sipas teknikëve dhe studiuesve, Etna ishte në vëzhgim që nga e hëna dhe fatmirësisht nga ky shpërthim nuk janë prekur banesa.