E Enjte, 5 Nëntor 2026

Harris dhe Macron mbështesin një bashkëpunim të ngushtë përballë COVID-19

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shprehën në favor të një bashkëpunimi dypalësh dhe multilateral të ngushtë përballë Covid-19 dhe ndryshimit klimatik, gjatë një bisede telefonike.

Gjatë kësaj bisede të parë telefonike, zëvendëspresidentja amerikan dhe presidenti francez u shprehën dakord për nevojën e një bashkëpunimi dypalësh dhe multilateral të ngushtë për t’i bërë ballë COVID-19, ndryshimit klimatik dhe për të mbështetur demokracinë tek ne dhe në mbarë botën”, theksoi zëvendëspresidentja amerikane në një komunikatë.

“Gjatë kësaj bisede Harris ka shprehur gjithashtu angazhimin e saj për të rivitalizuar aleancën transatlantike”, thekson komunikata.

“Ata diskutuan gjithashtu për shumë sfida rajonale, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe nevojën për t’i përballuar ato së bashku”, vijon komunikata.

Zëvendëspresidentja amerikane falënderoi gjithashtu presidentin francez, Macron për lidershipin e tij në temën e barazisë gjinore dhe për kontributin e Francës në Perseverance Mars 2020 të NASA-s./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›