FOTOT/ Ukrainasit nuk heqin dorë nga pavarësia dhe liria e tyre, ndërsa trupa ruse i afrohen Kievit

Ukrainasit duket se nuk heqin dorë nga pavarësia dhe liria e tyre. Ndërsa trupat ruse po i afrohen qendrës së Kievit, një orkestër ukrainase ka luajtur himnin kombëtar të Ukrainës, për t’i treguar edhe njëherë rusëve se nuk heqin dorë nga krenaria kombëtare.
Rreth orkestrës ukrainase u mblodhën qindra qytetarë, që me zë të ulët pëshpëritin fjalët himnit kombëtar, ndërsa t tjerë valëvisnin flamujt në ajër. Pasi himni mbaroi ata thirrën “Për Ukrainën”.