FOTOT spektakolare të Curiosity duke u ulur në Mars
Këto janë imazhet spektakolare të sondës hapësinore Curiosity, duke u ulur në sipërfaqen e Marsit me parashutë.
Pamjet janë marrë nga një satelit që ka mbikëqyrur procesin.
Nga fotot mund të dallosh se roboti Curiosity është akoma brenda mbështjellëses mbrojtëse.
Ky është momenti më i frikshëm për shkencëtarët e NASA-s, që e kanë quajtur uljen edhe shtatë minutat e terrorit.
Roboti që peshon një ton u ul sot në mëngjes në Mars, duke sjellë edhe pamjet e para.
Presidenti Obama e ka quajtur këtë një mision historik.
Ky mision pritet të sjellë provat më të forta për ekzistencën e jetës në planetin e kuq, pasi do gërmojë në tokë për të marrë përbërësit e nevojshëm.

