FRANCË – Ish-bashkëshorti dënohet me 20 vjet burg pas akuzave për përdhunim masiv të Gisele Pelicot

PARIS, 20 dhjetor /ATSH-DPA/- Dominique Pelicot u dënua me 20 vjet burg të enjten pasi u shpall fajtor për përdhunimin e ish-bashkëshortes së tij Gisèle, në qytetin francez Avignon, në një gjyq që ka tronditur Francën dhe botën.
Dominique Pelicot kishte droguar dhe abuzuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij të atëhershme Gisèle – për gati 10 vjet, dhe kishte lejuar përdhunimin e saj nga dhjetëra të panjohur. Ai pranoi krimet në gjykatë.
Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin fajtor dhe dënimin të enjten në mëngjes. //a.i/