E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

STOKHOLM – Suedia ndërpret mbështetjen për agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë

STOKHOLM, 20 dhjetor /ATSH-DPA/- Suedia po pezullon fondet e saj për Agjencinë e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) – dhe në vend të kësaj kërkon të mbështesë banorët në Gazë në mënyra të tjera, sipas qeverisë në Stokholm.

“Në të njëjtën kohë, Suedia do të dyfishojë mbështetjen e saj për krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe rajon me 800 milionë korona suedeze (70 milionë dollarë) për vitin 2025”, thuhet në një deklaratë.

Paratë do të shkojnë për organizata të tjera të OKB-së, si Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe fondi i OKB-së për fëmijët UNICEF.

Sipas transmetuesit TV4, një nga arsyet është vendimi i Izraelit për të ndaluar UNRWA-n të veprojë në territorin izraelit – një hap i kritikuar nga Suedia.

Sipas qeverisë, Suedia ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të UNRWA për shumë vite. Organizata ka marrë gjithsej 451 milionë korona nga vendi skandinav i BE-së, këtë vit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›