E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FRANCË – Kryeministri Bayrou i mbijeton një tjetër votimi mosbesimi

PARIS, 5 shkurt /ATSH-DPA/- Kryeministri francez François Bayrou i mbijetoi sot një tjetër votimi mosbesimi.

Votimi u kërkua nga krahu i majtë “La France Insoumise” pasi Bayrou përdori të hënën një nen të veçantë në kushtetutë për miratimin e buxhetit për vitin 2025 pa votim në Asamblenë Kombëtare.

Mocioni i mosbesimit nuk pati sukses pasi Partia Socialiste dhe nacionalistët e krahut të djathtë mbështetën Bayrou.

Të majtët paraqitën dy mocione mosbesimi. Pas votimit të parë të dështuar, u caktua një votim i dytë sot në mbrëmje, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të sigurojë gjithashtu shumicën.

Në dhjetor, kampi i krahut të majtë të Francës, së bashku me “Tubimin Kombëtar” të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, rrëzuan qeverinë e pakicës së paraardhësit të Bayrou, Michel Barnier, me një votë mosbesimi në një mosmarrëveshje për buxhetin.

Partia e krahut të majtë, më pas paraqiti një mocion mosbesimi kundër qeverisë së re të formuar përpara Krishtlindjeve, menjëherë pas deklaratës së parë qeveritare të Bayrou.

Por, edhe në këtë votim të janarit, shumica e deputetëve socialistë nuk e tërhoqën besimin ndaj qeverisë dhe as nacionalistët e djathtë të Le Pen. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›