E Enjte, 5 Nëntor 2026

FRANCË – Macron bën thirrje për një tubim të madh kundër së djathtës ekstreme

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje sot për një tubim të madh demokratik dhe republikan në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë kundër partisë së ekstremit të djathtë ”Rassemblement national” (RN), e cila doli shumë përpara në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve.

”Pjesëmarrja e lartë në raundin e parë (…) dëshmon për rëndësinë e këtij votimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë dhe dëshirën për të sqaruar situatën politike”, tha ai në një deklaratë me shkrim.

”Përballë ‘Rassemblement national’ ka ardhur koha për një tubim të madh, qartësisht demokratike dhe republikane për raundin e dytë”, shtoi ai.

”Rassemblement national” i ekstremit të djathtë të Francës është në epërsi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas parashikimeve të para.

”Së bashku me aleatët e saj, partia fitoi 34% deri në 34,2% të votave”, raportuan transmetuesit TF1 dhe France 2 menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Aleanca e presidentit Emmanuel Macron doli e treta me 20,3% ndaj 21,5% të aleancës së krahut të majtë ”Fronti i Ri Popullor”.

Sa vende do të marrin blloqet në Asamblenë Kombëtare do të vendoset vetëm në balotazhin e zgjedhjeve të 7 korrikut./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›