E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FRANCË – Prokurorët kërkojnë shtatë vite burg për ish-presidentin Sarkozy

PARIS, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Prokurorët francezë kërkuan sot një dënim me shtatë vite burg për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, i akuzuar për pranimin e financimit të paligjshëm të fushatës nga regjimi i sundimtarit të ndjerë libian, Moamer Gaddafi.

Zyra e prokurorisë kombëtare financiare i kërkoi gjithashtu gjykatës së Parisit të gjobisë Sarkozy me 300 000 euro.

Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, mohon akuzat, të cilat përfshijnë përvetësim të fondeve publike dhe korrupsion.

Prokurorët pretendojnë se miliona para të paligjshme u derdhën në fushatën e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale të Sarkozy në 2007 në këmbim të favoreve politike, duke përfshirë marrëveshjet fitimprurëse me kompanitë franceze.

Për më tepër, në këmbim të pagesave të supozuara, do të bëheshin përpjekje për të rikthyer pozitën e Libisë në skenën botërore, pasi vendi ishte izoluar në atë kohë.

Gaddafi u prit me nderime ushtarake në Pallatin Elysee në dhjetor 2007.

Prokurorët hodhën poshtë pretendimin e mbrojtjes se akuzat kundër Sarkozy ishin thjesht një akt hakmarrjeje për rolin e tij në udhëheqjen e koalicionit ndërkombëtar që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Gadafit në 2011./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›