E Diel, 1 Nëntor 2026

FRANCË – Prokurori i Përgjithshëm kërkon lirimin e Sarkozysë, por nën mbikëqyrje gjyqësore

PARIS, 10 nëntor /ATSH-AFP/ – Prokurori i Përgjithshëm kërkoi sot lirimin nën mbikëqyrje gjyqësore të ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili është burgosur për 20 ditë, pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

“Rreziqet e bashkëpunimit dhe frikësimit të dëshmitarëve justifikojnë kërkesën për lirim nën mbikëqyrje gjyqësore”, deklaroi Avokati i Përgjithshëm, Damien Brunet duke kërkuar që të miratohet “kërkesa e Nicolas Sarkozy” për lirim.

”Koha ime në burg është shumë e vështirë dhe rraskapitëse, një makth”, deklaroi ndërkohë ish-presidenti francez.

Ai ka qenë i burgosur për 20 ditë pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Ai i bëri këto vërejtje gjatë seancës dëgjimore të Gjykatës së Apelit të Parisit në lidhje me kërkesën e tij për lirim.

“Është e vështirë, është shumë e vështirë, sigurisht që është për çdo të burgosur, madje do të thosha se është rraskapitëse”, deklaroi ai, duke shtuar se donte t’i bënte homazh stafit të burgut që e kishte “bërë këtë makth (…) të durueshëm”./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›