FRANCË – Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë

PARIS, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Një shpërthim ka ndodhur sot në konsullatën ruse në qytetin francez të Marsejës, tha sot policia.
Sipas raportit, tre mjete shpërthyese janë hedhur në murin e konsullatës ruse në qytetin francez të Marsejës.
Askush nuk është plagosur gjatë incidentit, i cili ndodhi në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Pas sulmit, autori u largua dhe policia nuk ishte në gjendje të jepte detaje të mëtejshme për mjetet shpërthyese. Ende nuk dihet per motivin e mundshem.
Ministria e Jashtme ruse në Moskë u bëri thirrje autoriteteve franceze të hetojnë plotësisht shpërthimin.
“Ka pasur indikacione për një sulm terrorist”, tha sot zëdhënësja Maria Zakharova.
“Franca, gjithashtu duhet të ndërmarrë hapa për të përmirësuar sigurinë e misioneve diplomatike ruse jashtë vendit”, shtoi ajo. //a.i/