FRD: Të mos përsëritet nënvlerësimi me partitë e reja
TIRANE-Fryma e re Demokratike ka siguruar sot mbështetësit e saj se vullneti e vota e tyre do të jenë të garantuara, dhe se askush nuk do t’i deformojë ato. FRD kërkon që të mos përsëritet historia e nënvlerësimit të subjekteve të reja politike.
“Ne si parti nuk dëshirojmë që historia e nënvlerësimit të subjekteve të reja politike të përsëritet edhe në vitin 2013, duke e konsideruar FRD si një pikë uji në oqean. I bëjmë thirrje të gjithë politikanëve, të rinj dhe të vjetër, analistëve dhe sozive të tyre, cdo kompanie vendase dhe të huaj që operon në fushën e sondazheve që para se të marrin në analizë peshën e FRD në këto zgjedhje të paraqiten në selitë tona në tërë vendin dhe të konsultohen me të dhënat e fundit që disponojmë lidhur me situatën faktike të dominancës sonë në elektoratin shqiptar.
Cdo përpjekje për ta parë FRD sipas shijeve politike sipas njëri apo tjetri është shprehje e një shenjë paniku që po zë vend tek partitë e vjetra sepse shifrat e tyre reale po tregojnë me kokëfortësi se ato nuk janë fituese madje as me pazare mandatesh midis tyre”.
(d.b/BalkanWeb)