Sindikatat: Mosha e daljes në pension për minatorët, të ulet nga 60 në 55-vjeç
TIRANË- Bashkimi i Sindikatave të Shqipërisë i ka bërë një kërkesë zyrtare qeverisë shqiptare për uljen e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës në miniera. Sipas presidentit të kësaj sindikate Gëzim Kalaja kërkesa drejtuar qeverisë kërkon që punonjësit e nëntokës të dalin në pension në moshën 55-vjeçare si dhe vjetërsia e përgjithshme në punë për ta të jetë 25 vjet.
“ U konkretizua kërkesa e tyre, për uljen e moshës së pensionit, nga 60 në 55-vjeç. Pra minatorët shqiptarë dhe punonjësit e nëntokës shqiptare pas miratimit nga ana e qeverisë së këtij ligji do të dalin në pension në moshën 55-vjeç e kondicionuar kjo me 25 vjet punë. Dhe nga këto 12 vjet e gjysmë nëntokë. Minatorët shqiptarë dhe punonjësit e industrisë, minerare shqiptare që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë nëntokë e meritojnë dhe ju takon për ta marrë, këtë pension qeveria nga ana e qeverisë shqiptare. Këtë e shoh të realizueshme para datës 23 qershor”, theksoi presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Sipas Zotit Kalaja, kjo kërkesë e bënë Shqipërinë si vendet e tjera të Ballkanit, të cilët daljen e minatorëve në pension e kanë në moshën 55-vjeç.
(e.m/News24/BalkanWeb)