E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRD dhe LSI i thone Jo Edi Rames

I thotë jo kreut të opozitës FRD e Bamir Topit, por i cili, ndonëse politikan i vjetër, ruan kompleskin e virgjërisë siç tha Edi Rama përmes tuiterit, teksa e ftoi për bashkëpunim parazgjedhor.

Oferta e kreut të PS në tëiter nuk ka ngjallur më shumë interes as në radhët e LSI-së, e cilësuar prej Ramës si patericë e regjimit, kur i bëri thirrje t’i bashkohet krahut opozitar, si akt vullneti të mirë për vendin.

LSI, aleatë me PD në qeverisje ende rezervohet të flasë për aleancat e saj parazjedhore.

FRD thotë se refuzimi i bashkëpunimit me pd, ps e lsi është parimor. Por pas 23 qershorit, kur votat të jenë numëruar ajo nuk përjashton aleancë me ndonjërën prej këtyre te forcave politike, për të cilat parimet para zgjedhjeve nuk e lënë të bashkëpunojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›