E Diel, 1 Nëntor 2026

FRD prezanton kandidaten per kreun e Bashkise ne Korccedile

Partia Fryma e Re Demokratike ka prezantuar ditën e sotme kandidaten e kësaj force politike për postin e kryetarit të bashkisë së Korçës, pas dorëheqjes së Niko Peleshit.

Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa ishte ai që prezantoi Brikena Zenelin si kandidate në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Korçës. “Kryesia e FRD-së pranoi propozimin e degës së FRD-së në Korçë për të pranuar zonjën Brikena Zeneli si kandidate për zgjedhjet e pjesshme vendore që zhvillohen për kryetarin e bashkisë së Korçës”, tha Oketa. Ndërkohë, PS ka përcaktuar si kandidatin e vet për këtë garë nënkryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ndërsa PD-ja ka vendosur të kandidojë rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero. Niko Peleshi dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Korçës pasi u zgjodh zv/kryeministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›