Policia e Tiranes ne aksion 6 te arrestuar

Policia e Tiranës, brenda 24 orëve të fundit kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës të 6 persona, nga të cilët një për armëmbajtje pa leje dhe 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale si dhunë në ambientet familjare, plagosje, vjedhje në bashkëpunim etj, ndërkohë që janë kryer kontrolle të shumta në automjete dhe janë shoqëruar disa dhjetëra vetë për shkelje të ndryshme.
Në një deklaratë për shtyp, policia e kryeqytetit thekson se janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë 131 persona, janë kontrolluar 276 persona, 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errët. Gjithashtu, janë vendosur 660 masa administrative për mos zbatim të sinjalistikës rrugore, parkim të gabuar, ecje tej normave të lejuara etj. “Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë do të vazhdojnë të punojnë më tej për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të autorëve të veprave penale, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë si dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit”, – thuhet në deklarata e policisë. / Top Channel