E Diel, 1 Nëntor 2026

FRESSH 'presion' Ramës: Kandido Braçen dhe Spiropalin ose bojkotojmë fushatën

TIRANE- Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet elektorale të 23 qershorit, Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i kërkon kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përfshirjen e Elisa Spiropalit dhe Erjon Braçes në listat e PS-së për depuetetë.

FRESSH në një konferencë për shtyp paralajmëruan një aksion bojkotimi masiv të fushatës fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist, nëse nuk kandidohen Elisa Spiropali dhe Erjon Braçe.

“Ne, një grup të rinjsh të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, opozitarë dhe kontribtorë gjatë gjithë këtyre viteve opozitë jemi shumë të shqetësuar në lidhje me proçesin e përgjedhjes së deputetëve nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste. Si një grup i madh të rinjsh që mbështesim Partinë Socialiste dhe FRESSH, kërkojmë që në Parlamentin e ardhshëm të përfaqësohemi denjësisht nga dy njerëz frymëzues për ne, ELISA SPIROPALI dhe ERJON BRAÇE. FRESSH si një pjesë e rëndësishme dhe shumë e madhe e Partisë Socialiste kërkon dhe duhet të përfaqësohet nga kryetarja e saj, Elisa Spiropali dhe deputeti Erjon Braçe, i cili ka qenë zëri më i spikatur i opozitës shqiptare! Ne bëjmë me dije se në rast se në Parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë këta dy figura që përfaqësojnë interest e shumicës së të rinjve eurosocialistë dhe atyre shqiptarë, deklarojmë se do të protestojmë ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste dhe do të angazhohemi për një AKSION BOJKOTIMI MASIV të fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist. Ne besojmë tek RILINDJA, por kurrsesi ajo nuk mund të vijë më 23 Qershor pa kandidimin e figurave opozitare, të pakurroptuara, dinjitoze dhe me integritet si Spiropali dhe Braçe. I bëjmë thirrje lidershipit të Partisë Socialiste që të mos zhgënjejë pritshmëritë e çdo të riu anembanë Shqipërisë dhe detyrojë të angazhohemi për bojkotim të fushatës së Partisë Socialiste”, theksohet në deklaratën e FRESSH.
((e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera AK thirrje të rinjve socialistë dhe demokratë: Bashkohuni me ne

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›