Gol i Matës, Çelsi del fitues ndaj kampionëve të Mançester Junajtid
Çelsi ka mundur brenda në Mançester, Junajtidin, duke siguruar kështu thuajse pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Një fitore e rëndësishme edhe për Benitezin, i cili të paktën nuk po del bosh nga ky sezon, edhe pse vendi i tij është i lëkundur pas fjalëve që do të shkojë Murinjo te Çelsi. Blutë e Londrës kanë shënuar në fund të takimit me anë të Matës, gol që ka pasur vlerën e tri pikëve.
Në sfidën tjetër, në derbin e Liverpulit, ka pasur barazim pa gola. Një rezultat që duket nuk i ka shërbyer asnjërit, por as u ka prishur punë. Evertoni mbetet në vend të gjashtë, ndërsa Liverpuli në vend të shtatë.
Ka fituar dje Totenhami, edhe pse me vështirësi në fund të takimit, por i është kundërpërgjigjur Arsenali. Totenhami ka fituar me Sauthempton, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes, pikërisht në minutën e 86-të. Gol i shënuar pikërisht nga ylli i kësaj skuadre, Garet Bejl. Siti është ndalur në barazim 0-0. Ndërsa Totenhamit i është kundërpërgjigjur menjëherë Arsenali, që fiton po 1-0 ndaj QPR-së, skuadër që ka rënë një kategori më poshtë. Golin e fitores për Arsenalin e ka shënuar Uolkot që në minutën e parë të ndeshjes.
Nesër luhet ndeshja e fundit e javës së 36-të, ku Sunderlandi do të presë Stoken.
Dje
Fulham – Reading 2-4
Norwich - Aston Villa 1-2
Sëansea - Manchester City 0-0
Tottenham – Southampton 1-0
West Brom – Wigan 2-3
West Ham - Newcastle Utd 0-0
QPR – Arsenal 0-1
Sot
Liverpool – Everton 0-0
Manchester United - Chelsea 0-1
Nesër
Sunderland - Stoke City
Renditja
1. Manchester U. 85
2. Manchester City 72
3. Chelsea 68
4. Arsenal 67
5. Tottenham 65
6. Everton 60
7. Liverpool 55
8. West Brom 48
9. Swansea 43
10. West Ham 43
11. Stoke City 40
12. Fulham 40
13. Aston Villa 40
14. Southampton 39
15. Norwich 38
16. Newcastle 38
17. Sunderland 37
18. Wigan 35
19. Reading 28
20. QPR 25
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)