E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Ne stadium vetem fituesi i tenderit

Federata shqiptare e futbollit ka pranuar se transmetimi i ndeshjeve te skuadrave kryeqytetase, Tirana dhe Dinamo nga nje televizion i cili nuk eshte fitues i tenderit te organizuar nga FSHF dhe UFA Sport eshte i paligjshem.

Sekretari i pergjithshem i FSHF,Eduart Prodani ka pohuar se do t'i jepet fund edhe filmimeve te operatoreve te tjere televizive qe nuk e kane te drejten e transmetimit.

E drejta televizive e Superliges, aktualisht eshte shitur vetem per territorin shqiptar, nderkohe qe Prodani shtoi se po punohen qe kjo e drejte te shitet edhe per shtetet e huaja, te shitet emri i kategorise superiore, te ardhura te cila do te shkojne ne favor te klubeve shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›