E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi shënon edhe këtë javë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ka qenë njëri nga golashënuesit në fitoren e lartë të skuadrës së tij Rapid Vienna ndaj Wiener Neustadt.
Të dielën Rapidi shënoi fitore me rezultat 4-0 si mysafir i Wiener Neustadt, ndërsa sulmuesi shqiptar u regjistrua në listën e golashënuesve edhe këtë javë, ndërsa ky ishte goli i pestë i shqiptarit këtë sezon për Rapidin, dhe i gjashti në ligën austriake Tipp3 Bundesliga (duke qenë se një gol e ka shënuar teksa luante për Ried).
Salihi vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes duke shënuar golin e katërt, njëzet minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›