E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Shpërblim për kombëtaren pas barazimit me Portugalin

Nga Altin Latifi
Federata ka vendosur shpërblimin me 50 mijë euro për lojtarët e kombëtares, pas barazimit 0-0 me Portugalinë. Vendimi nënkupton një rritje prej 1 mijë euro për cdo lojtar për këtë rezultat. Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 2 ndeshja pa tifozë fushën e Fierit, për shkak të goditjes me shishe të arbitrit anësor. 

TIRANE- Futbollistët e kombëtares shqiptare do të shpërblehen me 50 mijë euro për barazimin e marrë në Portugali më 15 tetor. Ka qenë ky vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e ditës së mërkurë. Duke parë performancën e kuqezinjve në fushë, por edhe jehonën që bëri paraqitja e tyre në Bragë, premio është rritur me një mijë euro për kokë në krahasim me atë normalen e miratuar nga Komiteti pak kohë më parë. Kombëtarja barazoi 0-0 ndaj Portugalisë së yjeve në takimin e luajtur në Bragë një javë më parë. Komiteti ka vendosur gjithashtu caktimi i Asamblesë Vjetore, që do të zhvillohet më 12 nëntor.

Fusha e Apolonisë është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për shkak të goditjes me shishe të arbitrit anësor Denis Rexha në ndeshjen e të dielës ndaj Flamurtarit. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që stadiumi i Fierit të qëndrojë më dyer të mbyllura për dy sfidat e radhës, për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë dhe për mosmarrjen e masave të mjaftueshme të sigurisë. Veç kësaj, klubi do të paguajë edhe 20 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, një dënim të rëndë mësohet se ka marrë edhe arbitri Shkëlqim Guçe, autor i një gjykimi jo korrekt në ndeshjen Partizani-Bylis.
(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›