E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin 2 tifozë të Juventusit, aksidentohen në Alpet Italiane

Nga Altin Latifi
Para ndeshjes Juventus-Real Madrid, dy tifozë kanë mbetur të vdekur si rrjedhojë e rrëzimit të një autobusi. Ata ishin duke udhëtuar drejt Torinos për të ndjekur takimin e vlefshëm për Lgrupin H të Ligës së Kampioneve. 

ITALI- Dy tifozë të Juventusit mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë u plagosën pas rrëzimit të një autobusi në Alpet Italiane, në afërsi të tunelit të Mont Blank. Dy të vdekurit mendohet se janë të drejtues të automjetit. Autobusi ishte mbushur me tifozë të Juventusit që vinin nga Zvicra për në Torio, për të ndjekur skuadrën e tyre. Për shkak të vdekjes së tifozëve ndeshja mes Juventusit dhe Realit të Madridit nisi me një minutë heshtje të skuadrave në fushën e lojës. Në fund, bardhezinjtë arritën të fitonin 2-1, duke marrë kreun e grupit H me 7 pikë.
(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›