E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF e alarmuar se ultrasit mund te djegin flamurin serb

FSHF eshte alarmuar nga mundesia e djegies se flamujve rus dhe serb ne ndeshjen miqesore mes Shqiperise dhe Maqedonise qe do te luhet ne mes te nentorit ne Korce. Drejtuesit e FSHF-se jane informuar se disa grupe ultras te tifozeve kuqezinj po programojne qe te djegin nje flamur serb dhe nje flamur rus ne kete ndeshje si pergjigje ndaj djegies se flamurit shqiptar nga tifozet serb ne Xhenova dhe nga tifozet rus ne takimin e Europa League Zenit ndash Hajduk. Vete sekretari i pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani ka nenvizuar se nuk ka nje njoftim zyrtar te tifozeve kuqezinj per nje plan te tille as informacione nga policia megjithate ai u ka bere nje apel tifozeve kuqezinj per te hequr dore nga te tilla iniciativa. Ashtu si ne takimet e tjera te kombetares bashkepunimi me policine do te jete maksimal por kete here do ti kerkoj zyrtarisht Policise se Shtetit qe te marre masa drastike dhe te shtoje vigjilencen gjate takimit. Nuk jemi njoftuar zyrtarisht per nje plan te tille te tifozeve por personalisht e shoh si nje veprim te gabuar te fansave nese ata vertet kane ndermend te djegin flamuj te kujtdo shteti ne stadium gjate ndeshjes. Kjo vetem sa do te nxinte imazhin e Shqiperise dhe do ti hapte akoma me shume probleme FSHF-se - ka pohuar Prodani.

Djegia e flamurit kuqezi nga serbet ne ndeshjen kualifikuese per bdquoEuro 2012 mbremjen e 12 tetorit ne stadiumin e Xhenovas shkaktoi reagimin me te njejten monedhe te tifozeve shqiptare ne Tirane. Dhjetera te rinj shqiptare u mblodhen mbremjen e 13 tetorit per te protestuar para Ambasades se Serbise ne Tirane pas incidentit te ndodhur nje nate me pare ne stadiumin e Xhenovas ne Itali ku ultrasit serbe shfaqen hapur para gjithe botes urrejtjen per shqiptaret duke djegur flamurin kuqezi.

Djegia e flamurit kuqezi simbolit kombetar i kaloi kufijte e Serbise per te mberritur te enjten e shkuar deri ne Rusine e larget. Ne nje ndeshje te Europa League te zhvilluar mes Zenit Petersburg dhe Hajdukut te Splitit e fituar nga ruset e drejtuar nga Luciano Spalleti me rezultatin 2-0. Agjensi te huaja lajmesh nder te cilat Reuters edhe me foto kane treguar me fakte se tifozet e Zenitit kane djegur flamurin shqiptar dhe ate kosovar gjate ndeshjes se kesaj skuadre me Hajduk te Splitit ne radhet e te cilit aktivizohet edhe nje lojtar shqiptar mesfushori i kombetares kuqezi Ervin Bulku. Ky i fundit tha se nuk e ka pare qe eshte djegur flamuri yne. Vetem ne fund te takimit shoket e skuadres qe kane kuptuar edhe koret raciste ne stadium i kane shpjeguar gjithcka ka ndodhur. Gjate ndeshjes nuk e kam kuptuar cfare ka ndodhur. Po ta kisha pare djegien e flamurit apo kuptuar koret raciste do te kisha braktisur fushen. Sigurisht ne fillim do ti kerkoja gjyqtarit ta ndalte ate shfaqje te shemtuar dhe ne rast se do te vazhdonte do ta braktisja fushen ndash eshte shprehur Bulku per mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›