PS braktis Kuvendin per te mbrojtur Piramiden e Enverit

Reforma zgjedhore Berisha Oferta e Rames e vjeter por po e shqyrtojme
Opozita bojkoton serish punimet e Kuvendit te Shqiperise. Kreu i deputeteve socialiste pasi listoi 5 kushte per mazhorancen deklaroi se opozita do te kthehej ne salle vetem pas plotesimit te tyre. Ruci kerkoi anulimin e vendimit per Beqen per kompleksin e ri parlamentar distancimin e Kryeministrit nga kercenimet e deputeteve te PS-se si dhe pergjigje per vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi dhe kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli. Nje tjeter kerkese ishte edhe pergjigje nga mazhoranca per hetimin e zgjedhjeve. Ne pergjigje te ketyre kushteve Kryeministri Sali Berisha u shpreh se oferta e opozites ishte e vjeter por PD do ta shqyrtoje. Per sa i perket anulimit te vendimeve per Beqen dhe Kuvendin e ri ai deklaroi se ato ishin procedura teresisht ligjore. Berisha premtoi gjithashtu se te gjitha strukturat perkatese po punojne per zbardhjen e dy vrasjeve.
Kushtet e Rucit
Socialistet braktisin Kuvendin ne pritje te plotesimit te 5 kushteve. Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci duke reaguar pas fjales se Kryeministrit per Parlamentin e ri pohoi se votimi per te eshte thjesht demagogji e radhes. Anuloni vendimin per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar dhe ndiqni procedurat kushtetuese parlamentare te mbeshtetura ne nje debat parlamentar me asistence dhe konkurs te eksperteve nderkombetare dhe te vendosim si nje Parlament serioz - u shpreh Ruci. Madje ai deklaroi se ne Kuvend sot vijojne te jene karriget ku jane ulur kryeministrat e Enverit per 50 vjet. Por Kryeministri pohoi se opozita do te mbroje kultin e Enver Hoxhes. Sipas tij Ruci gjithcka e lidhi me Enverin madje edhe foltorja i dukej si e diktatorit. Sapo degjuan qytetaret shqiptare Kryeministrin potencial per vitin 2025. Ne pjesen e pare te ekspozese se tij me rikujtoi nje film gjerman ne te cilin nje zonje mbeti skllave e nje kujtimi. Kjo zonje beqare pati fatin qe ne vitet e rinise se saj te kishte nje te dashur qe quhej Ali. Problemi i saj ishte se te gjithe miqte qe erdhen me pas i dukeshin te gjithe Ali dhe pavaresisht se mund te quhej Ditri Vilhelm Mark apo Edgar qe te gjitheve u drejtohej me Ali. Keshtu edhe z. Ruci gjithcka e lidh me Enverin madje edhe foltorja i duket si e diktatorit eshte kujtimi qe e ka pushtuar - deklaroi Berisha.
Nje tjeter kerkese e Rucit ishte transparenca e zgjedhjeve. Sipas tij Berisha ka tashme oferten e PS-se ne tryeze dhe duhet te jape pergjigje per te. Ai e quajti qesharake ftesen e dyte per tryezen e eksperteve. Lidhur me kete kerkese Kryeministri saktesoi se propozimi i socialisteve ishte i vjeter por pavaresisht kesaj mazhoranca po e shqyrton me kujdes. Propozimi mbante daten 15 shtator megjithate absolutisht nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i ishte kthyer pergjigje. Le te fillojme me te gjithe problematiken e komisionit hetimor dhe tu japim kohe gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim. Te ndryshohet cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Apelit Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtar. Ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut - u shpreh Berisha. Nje kerkese tjeter e kreut te grupit socialist ishte shpallja nul e votimit per mandatin e Ilir Beqes per te cilin kreu i qeverise kerkoi qe te mos spekulohet. Shpallni nul vendimin per mandatin e deputetit Beqja - kerkoi Ruci. Ne kunderpergjigje Berisha deklaroi Mandati ka nje votim elektronik ne gjuhe te pandryshueshme dhe eshte spekulim shume i pandershem. Zbardhja e vrasjes se ish-deputetit Fatmir Xhindi dhe e ish-kreut te komunes Terthore si dhe distancimi i Berishes nga kercenimet e deputeteve socialiste ishin dy kerkesat e tjera te PS-se. Per sa u perket vrasjeve jane akte te shemtuara kriminale dhe absolutisht qeveria dhe te gjitha agjencite kane bere dhe do te bejne te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te krimineleve te ketyre akteve sikunder ne menyre absolute nuk eshte paraqitur dhe nuk ekziston edhe fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i komunes se Terthores kane pasur problem politik apo jane atakuar per probleme politike. Kjo nuk ju sherben ky eshte abuzim njelloj si me Kosta Trebicken perdorja e te vdekurve per qellime politike eshte makabritet - tha ai. Pas largimit te opozites Kuvendi miratoi projektligjet Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor Per standardizimin ushtarak ne Forcat e Armatosura ne Republiken e Shqiperise Per miratimin e buxhetit faktik te shtetit te vitit 2009 si dhe projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8438 dt. 21.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat e ndryshuara.
5 kushtet e opozites
1. Shpallni NUL vendimin per mandatin e deputetit Beqaj
2. Anuloni vendimin per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar dhe ndiqni procedurat kushtetuese parlamentare te mbeshtetur ne nje debat parlamentar. Me asistence dhe konkurse te eksperteve nderkombetare dhe te vendosim si nje parlament serioz per te
3. Ktheni pergjigje per oferten e opozites per te bere reformen zgjedhore dhe per reformat e munguara
4. Distancohuni per aktin e dhunshem ndaj deputetes se re Ermonela Felaj. Merrni masa per deputetin i cili ka kercenuar me jeten ne komision te ligjeve Saimir Tahirin
5. Jepni nje pergjigje per dy vrasjet e dy perfaqesuesve te opozites.