E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF fal Dervishin, e kishte denuar perjete

Federata Shqiptare e Futbollit fali zëvendëstrajnerin Klodian Dervishi, të cilin pak muaj më parë e kishte dënuar përjetësisht për shkak të dhunës së ushtruar ndaj trajnerit të Besës, Shpëtimi Duro, menjëherë pas eliminimit të Shkumbinit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Argumenti: Nuk ekzistojnë pamjet filmike që tregojnë se Klodian Dervishi të ketë goditur Shpëtim Duron.

Trajneri i Besës, Shpëtim Duro, u godit me grusht nga kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rrusha, ndërkohë që në incidentin e rëndë është përfshirë edhe zëvendëstrajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi. Ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pas eliminimit të Shkumbinit nga kavajasit në gjysmëfinalet e edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë, ku Besa fitoi 1-0 në Peqin pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Kavajë.

Vetë Duro e konfirmoi zyrtarisht dhunën për televizionin “Ora News”, duke deklaruar se do të bëjë se do të bëjë kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Rrusha dhe ndihmësit të Përparim Daiut, Dervishi, ndërkohë që dëshmitar ishte edhe trajneri i njohur Edmond Gëzdari.

Ne nje vendim te dates 13 prill te Komisionit te Disiplines, Klubi i Shkumbinit duhet të paguajë në arkën e FSHF-së edhe 200 mijë lekë. Zëvendëstrajneri i Shkumbinit, Klodian Dervishi, për goditje me grusht te trajnerit të ekipit kundërshtar (Shpëtim Duros) u përjashtua përgjithmonë nga aktivitetet futbollistike.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›