Andoni Zubizarreta, drejtori i ri i Barcelonës
Në konferencën e parë për shtyp, 48-vjeçari u shpreh se objektivi kryesor i klubit në merkaton e kësaj vere, është transferimi i mesfushorit të Arsenalit, çesk Fabregas. Spanjolli prej kohësh është synimi i Barcelonës, por klubi spanjoll ka hasur në rezistencën e Arsenalit.
Zubizarreta njihet si një nga portierët më të mirë në historinë e Barcelonës, me të cilën ka luajtur prej vitit 1986 deri më 1994. Spanjolli ka qenë pjesë e “ekipit të ëndrrave”, që fitoi gjithçka në vitet ’90. 48-vjeçari zëvendëson në këtë post Txiki Begiristainin, i larguar së bashku me presidentin Joan Laporta.