FSHF heton Lushnja– BylisFederata Shqiptare e Futbollit nisi çeljen e çështjes hetimore për ndeshjen që do të zhvillohet midis KF Lushnja dhe KF Bylis

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Pas shkëmbimit të akuzave midis drejtuesve të lartë të Lushnjës (Albert Sanxhaku) dhe Bylisit (Besnik Kapllanaj) për blerje të ndeshjeve, Federata Shqiptare e Futbollit nisi çeljen e çështjes hetimore për ndeshjen që do të zhvillohet midis KF Lushnja dhe KF Bylis. FSHF-ja ngarkoi inspektorët e Disiplinës të kryejnë veprimet hetimore për këtë çështje.
“Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin sportiv shqiptar, për shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të drejtuesve të Klubit të Futbollit Lushnja dhe Bashkisë së këtij qyteti, për tentativë korruptimi të katër futbollistëve të saj, nga ana e Klubit të Futbollit Bylis.
Federata Shqiptare e Futbollit, duke vlerësuar këtë informacion të bërë publik në shtyp, ka nisur hetimet për këtë çështje. Dy inspektorët e disiplinës pasi janë njohur me çështjen dhe janë nisur që sot në Lushnjë për të kontaktuar me drejtuesit dhe futbollistët e FK Lushnjës dhe për të mbledhur materialet e nevojshme në lidhje me këtë hetim.
Ata do të kontaktojnë edhe me drejtuesit e klubit të Bylisit të cilët akuzohen se anë tentuar të blejnë 4 futbollistë lushnjarë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme të fundjavës Lushnja – Bylis”, - thuhej në komunikatën e FSHF-së.
Numri i klikimeve - 6474
E Merkure, 25 Nentor 2009