E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti, dy ndeshje pa shikuesLaci per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes ne ndeshjen Laci-Tirana denohet me 100.000 leke gjobe.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) -  Kastrioti do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në shtëpi pa shikues. Masa e rëndë është marrë për shkak të hedhjeve të sendeve të forta në fushën e lojës. Kastrioti u gjobit edhe me 100 mijë lekë.

Vendimi i Komisionit te Disiplines

Tirane, me 25.11.2009
KOMISIONI I DISIPLINES

1. Trainieri i ekipit te KF Kastrioti Ramadan Ndreu per ofendim te arbitrave ne mbarim te ndeshjes pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke.

2. KF Kastrioti per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes ne baze te neneve 4,9,19 dhe 24/1B/18 te K.D.S denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e spektatoreve dhe 100.000 leke gjobe.

3. KF Burreli per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes ne baze te neneve 4,9,19 e 24/18 te K.D.S denohet me 100.000 leke gjobe.

4. Lojtari i KF Korabit Alger Brehasani per goditje me grusht e shkelma te asistent arbitrit pezullohet 1 (nje) vit nga aktiviteti dhe gjobitet me 200.000 leke ne baze te nenit
26/3 te K.D.S.

5. Trainieri i KF Sukthit Naim Kalaci per ofendim te arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.

6. Ekipet “U-17” e “U-19” te KF Burrelit per mosparaqitje ne ndeshje me ekipet “U-17” e “U-19” te KF Apolonia, e humbasin ndeshjen me rezultatin 2:0 ne baze te nenit 23/3d
te K.D.S.

7. Ekipi “U-19” i KF Gramozit per mos zhvillim te ndeshjes e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 te cilen e fiton ekipi “U-19” i KF Skenderbeut ne baze te nenit 24/3 te
K.D.S

8. Trainieri i ekipit “U-19” te KF Gramozit Skender Rustemi per goditje te arbitrit te
ndeshjes pezullohet 6 (gjashte) muaj nga aktiviteti ne baze te nenit 25/6 te K.D.S.

9. Lojtari i ekipit “U-17” te Elbasanit Donald Cani per ofendim te arbitrit pezullohet 3
(tre) ndeshje dhe gjobitet me 5000 leke ne baze te nenit 26/7 te K.D.S.

10. Trajnieri i ekipit “U-19” te Tiranes Bedri Omuri per ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) ndeshje dhe gjobitet me 20.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.

11. Lojtaret e ekipit “U-19” te KF Burrelit:
1. Ervin Suci
2. Ergys Mecuku
per goditje me grusht te arbitrit te ndeshjes pezullohen nga 1 (nje) vit secili nga aktiviteti
futbollistik ne baze te nenit 26/3 te K.D.S.

12. Ekipit “U-19” i KF Burrelit per mos zhvillim te ndeshjes e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 te cilen e fiton ekipi “U-19” i “ KF Dajti” ne baze te nenit 24/3 te K.D.S.

13. Trainieri i ekipit “U-19” te KF Burreli Dali Faruku per ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) ndeshje dhe gjobitet me 20.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.

14. Ekipi “U-19” te KF Ada per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “U-19” te KF Beslidhja e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ne baze te nenit 23/3 te K.D.S.

15. Ekipi “U-17” i KF Sopotit per mosparaqitje ne ndeshje me ekipin “U-17” te KF Luftetarit e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ne baze te nenit 23/3 te K.D.S.

16. KF Laci per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes ne ndeshjen Laci-Tirana, ne baze te nenit 24/18 te KDS, denohet me 100.000 leke gjobe.

17. Lojtaret e KF Tirana, Tefik Osmani dhe Bledar Devolli, per gjeste fyese, respektivisht ndaj arbitrit dhe publikut, ne baze te neneve 4, 9, 14, 19 dhe 26/7 te KDS, denohen secili me nga 100.000 leke gjobe.


18. Celjen e ceshtjes hetimore per ndeshjen qe do te zhvillohet midis KF Lushnja dhe KF Bylis. Ngarkohen Inspektoret e Disiplines te FSHF te kryejne veprimet hetimore per kete ceshtje.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda pese diteve ne

Komisionin e Apelit.
Kryetar Anetar Anetar
Eno Bushi Ramazan Rragami Sajmir Dauti


Numri i klikimeve - 6473
  E Merkure, 25 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›