E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF ka gati kontraten e re per De Biazin dhe stafin e tij

Xhani De Biazi do të ketë në tryezë një projekt-kontratë të re për detyrën e tij si trajner i kombëtares shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë gati gjithçka dhe besohet se krejt ana financiare do të arrijë deri në 700 000 euro.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rrogën e De Biazit dhe stafit të tij, por edhe për shpenzimet e tjera, pasi italiani dhe të tijtë lëvizin shumë nëpër Europë në ndjekje të lojtarëve.
Është e vështirë të përcaktohet sesa mund të jetë rritja e rrogës për De Biazit në këtë projekt-kontratë, por padyshim që ekziston një rritje në krahasim me rrogën aktuale.
Në total, në 18 muaj De Biazi dhe stafi fitojnë 350 mijë euro pa llogaritur shpenzimet.
Italiani ka qenë i suksesshëm në krye të ekipit përfaqësues me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazimesh e 4 humbjesh, me 18 gola të shënuar dhe 12 të pësuar.
Më i rëndësishëm është fakti që Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grupin eleminator të kampionatit botëror me 10 pikë pas 6 ndeshjeve të para.
Në gusht, kuqezinjtë e De Biazit luajnë miqësore ndaj Armenisë dhe në shtator kanë dy ndeshje eleminatore në Slloveni dhe Islandë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›