E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF mbush arkën

Federata Shqiptare e Futbollit po “mbush” arkën me gjobat ndaj klubeve apo lojtarëve të kategorive inferiore.

Ishin nëntë vendime të marra dje nga Komisioni i Disiplinës, i mbledhur në institucionin më të lartë të futbollit, për të analizuar parregullsitë e javës së fundit në këto kategori, ato që të gjitha së bashku duhet të depozitojnë në arkat e FSHF-së 3 milionë e 150 mijë lekë të vjetra.

Klubeve si Tërbuni e Memaliaj, por edhe zyrtarëve të përveçëm të klubeve si Luftëtari, Egnatia dhe KF Pojani, u ka shkuar nga një faturë 500 mijë lekëshe.

Ndërsa gjoba më e vogël i është faturuar futbollistit të Dinamos U-17, Anxhelo Gjuzi, i cili duhet të paguajë 50 mijë lekë të vjetra.

Klubi më i gjobitur i kësaj jave është Egnatia, me një total prej 700 mijë lekësh: 500 mijë për trajnerin Artan Bano dhe 100 mijë për dy lojtarët e tij, Dajti e Sulko



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›