E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF ofertë për De Biazin, 700 mijë euro për kontratën e re

Trajneri Xhani De Biazi dhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka janë një hap larg rinovimit të kontrates së Italianit edhe për një vit tjetër në krye të pankinËs kuqezi.

Së fundmi është zbulohet oferta zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit për rinovimin e kontratës me teknikun Italian. Sipas burimeve nga Federata e Futbollit thuhet se këta të fundit i kanë ofruar De Biazit  700 mijë euro për një edicion tjetër në krye të Kombëtares kuqezi. Është kjo oferta zyrtare e cila i ka shkuar në dorë italianit dhe stafit të tij për rinovimin, plus dhe shpenzimet për një edicion tjetër në krye të Shqipërisë.

Ndonëse shifrat gjithmonë janë të rezervuara, duket se Federata ka bërë maksimumin për të kënaqur trajnerin që sot është më i vlerësuari në Shqipëri. Rezultatet e arritura deri më tani kanë bërë që federata jonë e futbollit ta vlerësojë punën e bërë nga trajneri i kuqezinjve deri më tani duke i besuar atij stolin e kombëtares edhe për një vit tjeter pas përfundimit të kontratës aktuale. Gjithsesi ajo që nuk është thënë deri më sot është fakti se kjo ofertë ndoshet në dorën e italianit dhe po studiohet nga De Biasi prej ditësh, ku më pas ai do të vendosë për të ardhmen e tij.

Në thelb, në kontratën e paraqitur nga FSHF përveç rrogës së trajnerit dhe stafit të tij përfshihen edhe udhëtime, vëzhgime dhe gjithçka që i duhet italianit dhe stafit të tij drejtues.

Tani pritet përgjigja e trajneri italian nëse dëshiron të mbetet pjesë e kombtares shqiptare të paktën edhe për një vit tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›