E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona reagon ndaj deklaratave të Pep Guardiolës

Akuzat e Pep Guardiolës ndaj kupolës drejtuese të ish skuadrës së tij, Barcelonës, erdhën si rrufe në qiell të hapur, pasi askush nuk e priste në këtë moment një sulm të tillë të trajnerit që fitoi gjithëçka me klubin blaugrana.

Zëvendëspresidenti i Barçës, Hordi Kardoner, reagoi publikisht duke u shprehur se të gjithë anëtarët e bordit drejtues kishin mbetur të befasuar nga fjalët e Pep.

“Të gjithë mbetëm me gojë hapur kur dëgjuam për ato që kishte thënë Pep. Nuk kuptova asgjë, nuk di çfarë mund të ketë ndodhur. Nuk arrijë ta kuptoj, sepse marrëdhëniet me të dhe me familjen e tij janë të shkëlqyera. Kush thotë që kemi përdorur sëmundjen e Titos, gënjen.”

Kardoner shtoi më pas se edhe presidenti Sandro Rosell kishte mbetur i hapitur dhe nuk i kishte kuptuar fjalët e Guardiolës. Të tjera burime pranë presidencës së Barcelonës sigurojnë se Rosell kishte mbetur shumë keq kur ishte njoftuar për deklaratën e Pep, pasi nuk e imagjinonte një qëndrim të tillë të 43-vjeçarit. Kardoner tha gjithashtu se nuk do të ketë një qëndrim zyrtar ndaj Guardiolës, për të mos i dhënë shumë rëndësi kësaj teme, ndërsa presidenti Rosell mësohet se do të komunikojë drejtpërdrejtë nëpërmjet telefonit me trajnerin aktual të Bajernit, për t’i kërkuar shpjegime.

Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, mendon ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, që nëpërmjet një postimi në Twitter del në mbështje të Pep. Ai shkruan se Guardiola meriton mirënjohjen e barcelonizmit për punën e shkëlqyer që ka bërë dhe për ndershmërinë dhe vlerat që përfaqëson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›