E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF synon evidentimin e talenteve në vend, nisin seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale

Nisin sot, më 8 tetor, seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, një proces i organizuar nga shoqatat rajonale në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të FSHF-së, që synon evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja në të gjithë Shqipërinë.

Procesi i seleksionimeve është i vlefshëm për lojtarët e datëlindjeve 2014 dhe 2015 dhe do të zhvillohet në tetë qytete të vendit. Pas ndalesës së parë në Gjirokastër ditën e sotme, seleksionimet do të vijojnë në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Lezhë, Korçë dhe Tiranë.

Kalendari i seleksionimeve:

8 tetor – Gjirokastër

12 tetor – Durrës

13 tetor – Elbasan

14 tetor – Shkodër

15 tetor – Fier

19 tetor – Lezhë

20 tetor – Korçë

21 tetor – Tiranë

Shoqatat rajonale kanë njoftuar klubet përkatëse dhe kanë ftuar lojtarët e përzgjedhur prej tyre për të marrë pjesë në këtë proces. Seleksionimet do të zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike të FSHF-së, ndërsa vlerësimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do të kryhen me pjesëmarrjen e trajnerëve të ekipeve kombëtare të caktuar nga Drejtoria Teknike.

Përmes këtij procesi të koordinuar, FSHF vijon të zgjerojë punën për identifikimin e talenteve të reja, duke krijuar mundësi që lojtarët e moshave të reja të evidentohen dhe të ndjekin rrugëtimin drejt strukturave përfaqësuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›