Shqipëri–Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Biletat për ndeshjen Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, kanë dalë në shitje.
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në stadiumin “Air Albania” më 12 nëntor, ku do të përballet me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se biletat janë në dispozicion sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”, duke ftuar tifozët kuqezi të jenë të pranishëm dhe të mbështesin Kombëtaren në këtë përballje.
Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Përballja e 12 nëntorit pritet të jetë e rëndësishme në garën për kreun e grupit.
FSHF u bën thirrje tifozëve që të mbështesin kuqezinjtë në “Air Albania”.
/gj.m/a.f/r.e/