FSHF tashmë edhe në FIFA+: Futbolli shqiptar hapet ndaj botës

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me FIFA+, platformën digjitale globale të FIFA-s.
FSHF bën të ditur se falë këtij bashkëpunimi, futbolli shqiptar do të jetë më afër tifozëve në mbarë botën.
“Ndeshje të përzgjedhura nga kampionatet tona do të transmetohen në FIFA+, duke ofruar akses të lirë dhe cilësi të lartë transmetimi për të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër emocionet e futbollit shqiptar”, thekson FSHF.
FSHF nënvizon se, “ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar dhe promovimin e lojës sonë në një audiencë globale. Jemi të bindur se kjo marrëveshje do të shërbejë si një urë lidhëse mes tifozëve dhe pasionit të vërtetë që ofron futbolli ynë”. /j.p/