FSHFshkarkimi i Kokedhimes zyrtar

Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka marre zyrtarisht ne dore kerkesen e nente anetareve te Komisionit te Superliges per shkarkimin e presidentit te tij Koco Kokedhima. Pas shume debatesh dhe mbledhjeve te dështuara, presidentet e nente skuadrave te kampionatit elitar te futbollit kane siguruar firmat e nevojshme per te vene ne lëvizje ekzekutivin e FSHF-se qe eshte organi i vetem qe mund te shkarkoje presidentin e Komisionit te Superliges.
“Në kuadrin e kërkesës sonë si 7 klube për shkarkimin e kryetarit të komisionit Koço Kokëdhima, u bashkuan dhe dy të tjerë. Ishte propozimi i parë i cili u mirëkuptua nga të gjithë dhe u firmos në prezencë të dy zëvendës presidentëve dhe anëtarit të komitetit” tha Valter Fushaj, president i Vllaznisë.
Pas zyrtarizimit te kësaj kerkese tani “topi” ndodhet ne zonen e komitetit ekzekutiv te FSHF-se, qe sipas zevendespresidentit te saj Bujar Kasmi do te mblidhet shume shpejt per te marre nje vendim.
“Nga dita e nesërme të zbardhen vendimet e kësaj mbledhjeje duke u bazuar edhe në një kërkesë me shkrim që është depozituar nga ana e presidentit të klubeve, nënpresidentëve të klubeve, dokument i cili në kohën më të shpejtë do t’i paraqitet presidentit i cili me statut ka të drejtë dhe kompetencë për mbledhjen e komitetit ekzekutiv dhe në një mbledhje tepër urgjente do të rishikohet kërkesa e tyre” tha Bujar Kasmi, zv/president i FSHF-se.
Komisioni i Superliges u krijua ne muajin maj, nderkohe objektiv kryesor ka vendosjen e bazave per organizmin e Liges Profesioniste ne futbollin shqiptar.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e martë , 21 dhjetor 2010 )