Krishtlindjet tradicionale ne Meksike

Krishtlindjet janë kohë feste në Meksikë, ku pinjatat janë një pjesë e rëndësishme e festës së këtij vendi. Një pjesë e madhe e tyre që përdoren në festën e Krishtlindjeve prodhohen në kryeqytetin meksikan, ku ndodhen me dhjetëra punishte të tilla. Pinjatat janë figura, të bëra zakonisht prej balte, dhe të veshura me letra shumë ngjyrëshe. Brenda ato janë të mbushura me karamele dhe fruta.
Ato bëhen në forma dhe përmasa të ndryshme në ditët e sotme, ndërsa pinjatat tradicionale janë yje me 7 cepa, që nënkuptojnë shtatë mëkatet: lakminë, plogështinë, krenarinë, zilinë, zemërimin dhe epshin. Një prodhues i tyre, Luis Antonio Martinez thotë se mbajtja gjallë e traditës, ndihmon në mbajten e familjes së bashkuar.
“Tradita është krijuar disa vite pas lindjes së Jezu Krishtit. Ja pse besojnë meksikanët se pinjatat përfaqësojnë lindjen e tij”, thotë ai. Pinjatat thyhen gjatë festivalit meksikan, ku familja bashkohet për të përkujtuar ecjen e Marias dhe Jozefit para se të lindë Krishti. Ky festival mbahet nëntë ditë deri në Krishtlindje. Dy grupe qëndrojnë tek dera e shtëpisë. Grupi i parë me qirinj në duar, përfaqëson skenën tradicionale të Marias dhe Jozefit që kërkojnë strehim. Ndërsa grupi i dytë përfaqëson rojet e hanit. Të dyja grupet bashkohen duke kënduar. Tradita e Pinjatës është shumë simbolike. Thyerja e tyre simbolizon luftën e njeriut ndaj tundimit dhe dëshirën e tij për të luftuar të keqen.
Anisa Braho