FSK drejt marrjessë përgjegjësivetë plota nga KFOR-i
PRISHTINE- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga sot ka hyrë në fazën kalimtare drejt marrjes së plotë të përgjegjësive lidhur me shkatërrimin e mjeteve shpërthyese.
Gjatë kësaj faze të përkohshme FSK-ja do të punojë me KFOR-in, deri në marrjen e rolit të reaguesit të parë në incidentet e lidhura me mjetet shpërthyese në Kosovë.
“Ende nuk është përcaktuar data e saktë kur FSK-ja do të marrë përgjegjësinë e plotë të reaguesit në Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese”, thuhet në një njoftim për media të KFOR-it.
(m.a/tg/BalkanWeb)