E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK-ja ushtri, nuk e ka pëlqimin e NATO-s

Kosova mund të vendosë që ta transformojë Forcën e Sigurisë të Kosovës në ushtri të vërtetë, por një hap i tillë nuk do të pëlqehet aspak tani nga NATO-ja.

Kështu tha një zyrtar i lartë i NATO-s, në një bisedë me “Kohën Ditore”, duke shpjeguar se “statusi i ardhshëm” i FSK-së është ende “i paqartë” dhe mbetet temë diskutimesh edhe brenda Aleancës Veriatlantike.

Katër nga 28 shtetet anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe ato nuk duan që Kosova të ketë ushtri, ka thënë ky zyrtar i lartë i Aleancës Veriatlantike, duke folur me kusht që të mos i përmendej emri.
Shtetet anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën janë: Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›