E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSK ne operacione jashte Kosoves

Forca e Sigurisë së Kosovës vitin a ardhshëm pritet të jete pjesë e operacione humanitare dhe paqeruajtëse jashtë vendit nën udhëheqjen e NATO-s.

Këtë e bëri të ditur komandanti i FSK-së gjeneral-lejtnant Kadri Kastrati gjatë ceremonisë së dislokmit të pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimin “Joint Reaction” në Republikën e Shqipërisë dhe në ushtrimin “Shared Resilience” në Republikën e Maqedonisë. Kastrati tha se FSK-ja po shënon dy ngjarje të vecanta, e para se për herë të parë FSK-ja merr pjesë në ushtrimin e përbashkët me të gjitha shtetet e rajonit si dhe fakti qe FSK-ja per herë të parë, sic thotë Kastrati, sipas procedurave dhe ligjit e ka të aprovuar që këtë vit të bëjë zbarkime jashtë vendit. “Gjithashtu është një eksperience e jona shumë e madhe, për arsye se si objektiv i ynë është anëtarësimi në NATO, por edhe pjesëmarrja jonë në operacione paqeruajtëse”, theksoi Kastrati gjatë ceremonisë. Në ushtrimin “Joint Reaction 13” që do të mbahet nga 2-7 qershor, FSK do të marr pjesë më 25 pjesëtarë, kurse në ushtrimin “Shared Resilience 13 ”, që do të zgjasë nga data 27 maj deri me 7 qershor, FSK do të marrë pjesë me 11 pjesëtare. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›