E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi fiton ‘Big Brother’

(E plotësuar)


Fituesi i edicionit të sivjetmë të “Big Brother Albania ” është Anaidi. Publiku ka vlerësuar se Anaidi ka qenë konkurrenti më i fortë i cili ka merituar çmimin e madh. Gara e ngushtë është zhvilluar në mes tij dhe Ilirit ndërkaq, ky i fundit si rrjedhojë, rangohet i dyti në garë.

"Ndjehem 100 i plotësuar. Ja dedikoj fitoren babait tim”, është shprehur Anaidi menjëherë pas fitores.

Për njëqind ditë sa ka zgjatur ‘Big Brother’ Anaidi ka qenë i nominuar që nga fillimi. Një ish banor, Arsimi ishte vënë përballë një zgjedhje të vështirë për të çuar në nomimin të përhershëm njërin nga banorët. Arsimi kishte zgjedhur Anaidin që gjë bëri që ai të ishte i nominuar deri në fund të spektaklit.

Megjithatë, Anaidi gjatë 100 ditëve qëndrimi ka zhvilluar një lojë të fortë dhe duke rezituar deri në fund. Loja e i tij u bë edhe me interesante pas lidhjes që ai krijoji me njërën nga banoret, Joanën.  Jo rrallëherë, Anaidi ishte vënë përballë situatave të vështira dhe kritikave të njëpasnjëshme të banorëve kundrejt të cilave ai qëndroi i fortë.

...........................................................................

Janë larguar nga shtëpia Shpendi dhe Elona duke humbur kësisoj mundësinë për të qenë fitues të këtij edicioni.Shpendi është radhitur i katërti ndërkaq, Elona e treta bazuar në votat e publikut. Dy finalistët pretendent për të fituar çmimin e madh janë Anaidi dhe Iliri. Për këta të dy, është hapur edhe një televotim.

.........................................................................

Emocionet në natën finale të ‘Big Brother’ po vazhdojnë. Pak minuta më parë, Anaidi takoi prindërit dhe Joanën brenda shtëpisë.  Ndërkohë, e vetmja finaliste femër, Elona ka pasur rastin ti takojë motrat e saj duke u çmallur dhe duke ndarë me to emocionet e finales. Motrat e Elonës kanë mbërritur në shtëpi në një mënyrë shumë të veçantë. Ato janë sjellë me helikopter duke ardhur direkt nga Franca për të takuar Elonën.

Ndërkaq,teksa po afrohen momentet më pikante të mbrëmjes, së shpejti pritet të fillojnë edhe eliminimet dhe më pas përzgjedhja e fituesit.
.......................................................................

Një befasi shumë emocionuese i është bërë Shpendit. Ai ka takuar brenda shtëpisë të bijën e tij, Lizën. Teksa ka përqafuar të vajzën e tij, Shpendi ka shpërthyer në lot duke emocionuar edhe publikun që po ndjek spektaklin sonte.
......................................................................

Big Brother ka rezervuar një surprizë romantike për Ilirin por paraprakisht, ai është vënë në një lojë të vogël. Iliri ka takuar të dashurën e tij Anisën  në një ambient shumë romantik të shtëpisë. Para se ati të takonte të dashurën, fillimisht i janë dorëzuar disa letra nga dy persona të panjohur të cilat e kanë udhëhequr deri tek surpriza e këndshme.
......................................................................

Finalistët e aktualisht po ndjekin klipet e tyre që pasqyrojnë rrugëtimin e secilit që nga dita e parë e deri më sot përfshi momentet me të mira por edhe ato tensionuese. Të katër finalistët, me shumë emocione dhe të përlotur po përcjellin rrugëtimin e tyre 15 javor duke rikujtuar edhe njëherë që gjithë rrugën që kanë bërë.
.......................................................................

Ka filluar spektakli i natës finale të ‘Big Brother Albania 6’ ku pas 15 javësh qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sonte do të shpallet edhe fituesi i edicionit të sivjetmë.

Gara zhvillohet në mes të Elonës, Anaidit, Shpendit dhe Ilirit.

Në një ambient të jashtëm të shtëpisë me ombrella në duar duke u mbrojtur nga shiu që po bie, në fillim të spektaklit finalistëve u janë shfaqur disa klipe me momentet e shpalljes së fituesve të të githë edicioneve të ‘Big Brother’ dhe disa nga momentet e finalistëve të këtij edicioni brenda shtëpisë.

Pas shfaqjes së klipeve, finalistët i ka përshëndetur nikoqirja e spektaklit, Arbana Osmani.

Në studio përveç publikut, janë edhe banorët e eliminuar të edicionit të sivjetmë të ‘Big Brother.’
Në këto momente, banorët po ndjekin një klip me momentet që ata kanë kaluar javën e fundit të qëndrimit të tyre brenda shtëpisë./M.Kqiku/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›